Kryeministri Edi Rama i ftuar në Tonight Ilva Tare tha se janë goditur 9 grupe kriminale, ndërsa janë mbi 110 të arrestuar
Pjese nga intervista
Tare: Ministri i Brendshëm ka thënë se në Shqipëri veprojnë 40 grupe kriminale, po ndërkohë nuk është mësuar për ndonjë asgjesim të tyre?
Rama: 9 prej tyre janë ndaluar nga operacioni forca e ligjit dhe janë mbi 110 të arrestuar. Po kuptohet gjërat pozitive nuk bëjnë bujë sic bëjnë ato negative.
Tare: Po goditen grupet krimianel?
Rama: Po goditen dhe vazhdojnë të goditen pa diskutim. Dhe pastaj e kuptoni që vetëm sekuestrimi i aseteve kriminale në vite është 5 fishi i 8 viteve te qeverisë së më parshmë. Në 8 vite u sekuestruan 27 mln euro, ndërkohë në këto 4 vite e fundit janë sekuestruar 5 herë më shumë.
Tare: A ka mbjellje kanabisi në Shqipëri?
Rama: Kanabisi është histori e mbyllur.
Tare: Po ndërkohë vazhdojnë të kapen sasi të dala nga Shqipëria
Rama: Do kapen deri në fund, deri kur të ketë.Ndërkohë është fakt që kultivim më në Shqipëri në mërmasa një lule këtu një lule atije nuk do ketë.oranews