Po shtohen gjithnjë e më shumë njerëzit e famshëm që po heqin dorë nga përdorimi I shampoos së flokëve. Në vend të saj, zgjedhin të përdorin përbërës natyral. Mes tyre, më të vendosurat janë Amanda Seyfried, Adele dhe Gëyneth Paltrow.
Krehja voluminose e Adele dhe flokëte gjatë e të shndritshëm të Amanda Seyfried dhe Gëineth Paltroë, e kanë një sekret. Pas ‘kokave’ më të famshme të ekranit ka një moto: zero shampoo!
Tendenca quhet “NO Poo” dhe në kohët e fundit po I bashkohen njerëz gjithnjë e më shumë. Jo vetëm blogeret e bukurisë por edhe yjet e ekranit kanë vendosur të përdorin sodën e bukës në vend të kimikateve të shampove. Edhe aktori Brad Pitt i është bashkuar kësaj metode natyrale duke deklaruar se preferon të mos përdorë toksinat e shampoos që dëmtojnë jo vetëm lëkurën por edhe ambientin.
Alternativat për të zëvendësuar shampon janë disa; që nga soda e bukës, uthulla e mollës, vaji i kokosit që mund të shërbejë si krem zbutës etj. Të gjitha zgjedhjet bëhen varësisht llojit të flokëve.