Mirënjohje e qytetit për Ilir Latifin,kampion i arteve marciale të përziera. Me motivacionin ‘Për rezultate të larta në UFC ,në sportin MMA,duke ngritur flamurin tonë kombëtar në cdo ring të botës”,Bashkia e Vlorës ka nderuar sot sportistin e mirënjohur shqiptaro-suedez Ilir Latifin. Certifikaka e mirënjohjes i është dorëzuar sportistit të mirenjohur nga kryetari i Bashkise së Vlorës Dritan Leli.
Ilir Latifi i lindur më 28 Korrik të vitit 1983 në Malmo të Suedisë është një luftëtar suedezo-shqiptar i arteve të marciale të përziera që momentalisht është pjesë e divizionit Light Heavyweght në UFC ( Kampionati më i rëndësishëm në botë përsa i përket arteve maricale të përziera).
Latifi është dy herë kampion i Suedisë në mundje dhe që prej vitit 2008 ai është ndeshur si luftëtar profesionist në disa nga kampionatet më të rëndësishme të botës si: Shark Fights, Rumble of The Kings, Glory dhe sigurisht UFC.Momentalisht Iliri është pjesë e elitës së luftëtarëve në divizionit Light Heavyweight në UFC duke u renditur në vendin e 5-të, që është pozicioni më i lartë i arritur nga ai në karrierën e tij si profesionist.
Sportisti i mirënjohur eshte shoqëruar nga zoti Shkëlqim Selami,një prej njerëzve që e njeh mjaft mirë sportin dhe që ka bërë të mundur që Latifi të marrë mirënjohjen e qytetit të Vlorës. Kryetari I bashkisë së Vlorës Dritan Leli e ka cilësuar një nder të vecantë praninë dhe vlerësimin që i bëhet një sportisti kaq të njohur në arenen ndërkombëtare që ka ngritur me sukses në cdo ring të botës .
Vlerësime dhe falenderime ka patur edhe nga sportisti Ilir Latifi,i cili ka falenderuar kryetarin e Bashkisë Vlorë për këtë vlerësim të jashtëzakonshëm,duke e cilësuar një nder dhe privilegj. Me pas edhe pak fjale rreth historisë së godinës së bashkisë Vlorë,por edhe historisë së qytetit të Vlorës,që sot vlerëson me këtë titull të lartë ,një tjetër sportist të mirënjohur shqiptar në arenen ndërkombëtare.