Loading...

Cilin ministër do shkarkojë Rama? Habit deputeti i PS: Të gjithë kanë probleme…

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri gjatë muajit shtator. I pyetur për këtë temë Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pranon se qeverisja ka probleme në të gjitha fushat, ndaj sipas tij, prioritare është përmirësimi i vazhdueshëm.

“Qeverisja ka probleme në të gjitha fushat. Dhe këtë e tha edhe kryeministri Rama, si një “mea culpa” e mazhorancës, duke vënë theksin tek përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. Nuk ka mazhorancë që nuk do të bëjë më të mirën për qytetarët. Përmirësimi i problematikave është fokusi ynë”, u shpreh Bushati.

Teksa ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri dhe strukturat e PS nisur nga rezultatet e punës, Bushati tha se tashmë qeveria shqiptare ka më shumë detyra për të përmbushur, pasi vendi ynë është pranë anëtarësimit në BE.

“Kryeministri ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PS, për të vijuar përpara. Në fund të mandatit nuk mund të thuhet se ishte ky sukses për shkak të kësaj apo asaj. Ne jemi një parti në pushtet, dhe padyshim ka një rritje të përgjegjësisë. Në çdo moment një mazhorancë e përgjegjshme i përgjigjet impulseve që merr nga qytetarët. Ne sot jemi më pranë BE, dhe kjo na shton edhe detyrat që kemi për të bërë. Janë shtuar detyrimet tashmë që jemi në prag të anëtarësimit në BE. Tashmë duhet të pranojmë se edhe informacioni që ka popullsia është më i madh. Me platformën e bashkëqeverisjes ata kanë mundësi të komunikojnë konkretisht për problematikat që ndeshin”, u shpreh ai.

Bushati komentoi edhe qëndrimin e opozitës, duke u shprehur se:“Në një vend normal është opozita ajo që ankohet, por edhe që jep alternativa, dhe ngre problemet në nivelin që duhet. Por opozita s’mund të jetë kundër gj ithçkaje që bën qeveria. Opozita jonë nuk paraqet alternativa”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com