Gjermania ka rezerva sa i takon vullnetit të Shqipërsië për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Për këtë ata kanë si shembull rastin “Tahiri”, për të cilin thuhet se pnuk iu hap rruga arrestimit. Por përveç kësajm reporteri i Grupit të CDU-së për Shqipërinë në Parlamentin gjerman thotë se gjithashtu janë penguar hetimet nga ish-ministrit.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, deputeti i partisë së kancelares Merkel, Thorsten Frei, argumenton se negociatat duhet të hapen kur te kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit. Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se maxhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet, duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit të Brendshëm.
“Po, unë e adresova çështjen “Tahiri” përsëri. Sërish unë nuk mbeta i kënaqur me përgjigjen nga z.Rama. Kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga Policia italiane. Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se procedurat dhe ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër politikanëve dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë aplikohen me më pak përpikmëri. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit”- thote ai ne intervisten dhene per “PANORAMA”.