Loading...

Sazani – Ne poezin e Ylli Mece !

S A Z A N I .

Pa zë dhe i heshtur, qëndron si një plak
i moçëm i vetmuar.
Rrethuar tërësisht prej ujit me mijëra,
e kush e di se sa vjet !
Miqësi ka me detin tekanjoz ,herë të qetë,
e herë të harbuar
Dhe andej nga lind dielli, një popull
po aq i vjetër, sa dhe ai vet.

Kush nuk e njeh mirë Sazanin,vështirë
do ta kish , për ta kuptuar.
Nuk di pse heshtja e tij mendimet si dallgë
pa reshtur, m’i trazon .
I jap të drejtë ,kushdo kur braktiset,
ndihet keq ,bile i tradhëtuar
Si pleqtë e vrarë në shpirt ,ai fsheh dhimbjen
dhe lotin kur pikon.

Kur e shikoj ashtu ligështohem, sinqerisht
dhe unë si ai lotoj
Më merr malli për gurët, kepet gjiret, e deri
te”Grykë e xhehnemit”
I rrebeluar jam, e nga inati me grusht fort,
nuk di kë të qëlloj .
Pse u tjetërsuam ,mos vallë dje ishim ne
ata që sot, nuk jemi !?..

Ehhh Sazan ! Ti s’ke faj, fundja tabanin
nuk e lëvize prej vendi .
Jo vetëm ne, por dhe bashkëmoshatarin tënd,
kapriciozin det .
Në këmbë i prisnin agimet, e shqipen
përherë duke fluturuar.
Pararojë e tokës time, ushtar i betonuar
me pushkë e bajonetë !

Pa do kalojnë para teje shekuj të tërë ngarkuar
shpinën plot me qindvjeçarë
Unë me bashkshokët ,e ish banorët e tu
natyrisht që nuk do të jemi
Nuk ka gjë Sazan! E dimë se ti syçeluri
i tokës time, vigjëlon i gjallë.
Bashkë me Karaburunin, për aq kohë
sa armiqtë nëpër këmbë do t’i kemi.

Teksa kujtoj shokët e alarmeve, pse flaka e shpirtit
më ngeli e pafikur ?!…
Bashkë me ty Sazan, pimë fare pak ujë të ëmbël
dhe më shumë të kripur !

Ylli Mece

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com