Loading...

Vlorë – Skandal në Pyllin e Sodës . Ja cfarë ka ndodhur … (Foto)

Skandal në Pyllin e Sodës në Vlorë. Mbetje peshku depozitohen në këtë zonë, duke krijuar një situatë me të vërtetë shqetësuese. Nuk dihet se nga kush arkat me peshk dhe produkte të tjera të detit janë lënë në këtë zonë,duke krijuar një situatë me të vërtetë shqetësuese dhe nuk është hera e parë që Pylli i Sodës në Vlorë, përdoret për të depozituar mbetje peshku, pasi edhe në vite të tjera, pikërisht Pylli i Sodes është përdorur nga persona të caktuar për të depozituar mbeturina apo mbetje peshku.

Arkat me peshk dhe produkte deti janë lënë në afërsi të rrugës në zonën e Pyllit të Sodes, ndërsa nuk ka dihet se cilët janë personat përgjegjës që kanë shkaktuar këtë ndotje dhe gjendje të jashtëzakonshme Bëhet fjalë për peshk importi dhe jo produkte të vendit, ndërsa në qershor të vitit 2014, por edhe në periudha të tjera, në Pyllin e sodës janë rregjistruar sërish raste të tilla problematike, të cilat gjithësesi kanë mbetur pa autor. Ripërsëritet në prag të sezonit turistik, një tjetër ndotje ekologjike në Pyllin e Sodës.

Një zonë e lenë totalisht në harresë, që tashmë shërben vetëm për depozitimin e mbetjeve të ndryshme, rasti më i fundit hedhja pa kriter e mbetjeve të peshkut dhe produkteve të tjera të detit. Nga një zonë që është cilësuar mushkria e qytetit të Vlorës, Pylli i Sodës po degradon nga dita në ditë. Kontrollet mungojnë, ndërsa edhe pse është përcaktuar që policia bashkiake duhet të kontrolloje zonën, dicka e tillë ndodh rrallë, ose thuajse asnjëherë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com