Loading...

Vrasja dramatike e shqiptarit në Francë, tre plumba në sy të gruas dhe fëmijëve

Një shqiptar që jetonte prej 19 vitesh në Francë është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga fqinji i tij. E gjitha kjo ka ndodhur në sy të bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të vegjël të çiftit shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në Mulhouse të Francës, në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach.  Ndërkohë, burime nga albinfo.ch, bëjnë të ditur se i vrari është S. N. nga Gjakova, i cili ka gjetur ne France prej 19 vjetesh, nderkohe qe autori i krimit është një algjerian, i cili ndodhet ende në arrati, derisa për policinë franceze është i njohur.

S. N. ka lënë pas tij gruan, dy djem të moshës 6 dhe 4-vjeçare, si dhe një vajzë 2-vjeçare. Ai ishte larguar gjatë luftës nga Kosova, punonte ne ujesjelles dhe ka ndihmuar shumë shqiptarë për të gjetur punë dhe për t’u integruar. Fqinjët dhe familjarët tregojnë se ai ishte një patriot i madh. Algjeriani e ka qëlluar në gjoks, dhe shqiptari nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve. Autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.

Mjekët, në Mulhouse, i kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra. Autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e dorasit, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme. Gjithashtu sipas një të afërmi të tij, ai ishte ankuar disa herë në polici për fqinjin e tij, por asnjëherë kërkesa e tij nuk ishte marrë seriozisht.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com