Loading...

Gazeta “Kurir”: Mafia shqiptare kontrollon futbollin në Serbi, po pastrojnë paratë

Shqiptarët fitojnë miliona euro nga kontrolli i botës së futbollit në Serbi, shkruan tabloidi serb në një titull në faqen e parë të gazetës. Gazeta do të botojë në ditët e ardhshme detaje nga investigimi i saj ku pretendohet se një grup i organizuar kriminal shqiptarësh të udhëhequr nga vëllezërit Osmani, ka kryer aktivitete ilegale duke përfshirë edhe transferimin e lojtarëve.

Hetimi thuhet se është pjesë bashkëpunimit më shërbimin sekret të një vendi Perëndimor. “Mafia shqiptare paratë e pista të fituara nga tregtia me drogë dhe armatim, por nga transferimi i lojtarëve serbë, ‘i pastron’ paratë në Serbi, ndërsa një pjesë të madhe të këtyre parave e përdorë për ndarjen e shtetit”, shkruan në paralajmërimin e Kurir.

Kjo gazetë ka paralajmëruar një seri të shkrimeve të titulluar “Mafia e Futbollit”, ndërsa pretendon se “do të zbulojë se si organizata kriminale e shqiptarëve e udhëhequr nga klani Osmani, kontrollon shumicën e ndodhive në futbollin serb, “në ç’mënyrë kanë marrë një pjesë të udhëheqjes në klubet tona më të mëdha, e poashtu kontrollojnë transferimet e futbollistëve dhe realizojnë fitime milionëshe”.

Në ditët në vazhdim, Kurir paralajmëron që do të zbulojë se si funksionon “grupi kriminal shqiptar, mënyrën si i kontrollon transferimet në futboll, me cilat shërbime të huaja po punohet ngushtë, cili klub serb përdoret për pastrimin e parave të mafias, përmes cilëve menaxherë kanë hyrë në tregun serb…”. Sipas artikullit, shërbimet sekrete serbe dyshojnë se lidhja me futbollin serb është agjenti shqiptar që jeton në Beograd, Fali Ramadani.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com