[sgmb id=”1″]
Me rastin e 55 vjetorit të shkollës së aviacionit në Vlorë, bashkia e Vlorës ka dhënë titullin mirënjohje e qytetit për 4 personalitete që kanë dhënë kontributin e tyre në aviacionin shqiptar. Seit Jonuzaj, Nestor Dhaskali, Stelo Cani, dhe Ramadan Ismailaj, ishin 4 personalite të nderuara nga bashkia e Vlorës me titullin mirënjohje të qytetit të Vlorës në një ceremoni të organizuar me këtë rast. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli e cilësoi të rëndësishëm këtë aktivitet si dhe vlersoi personitete që u vlersuan si njerëz me virtyte të larta, ndërsa i dorëzoi titullin Seit Jonuzajt. Kryetarja e këshillit të bashkisë së Vlorës, Vojsava Shkurtaj, teksa përshëndetur në këtë ceremoni i ka dorëzuar titullin mirenjohje e qytetit Nestor Dhaskalit. Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, tha se ndihej shumë i privilegjuar që mori pjesë në këtë ceremoni, ndërsa u dorëzoi titullin pasvdekjes familjareve të aviatorit Ramadan Ismailaj. Mirënjohje e qytetit të Vlorës edhe për Stelo Canin. Mirënjohje e qytetit të Vlorës për 4 personalitete të ndryshme që dhanë kontributin e tyre prej vitesh për avicionin shqiptar në kuadër edhe 55 vjetorit të krijimit të tij.