Sot, në mesditë, Tiranën e ka vizituar kampioni i arteve marciale mikse, Ilir Latifi. Suedezi me origjinë shqiptare kishte ardhur në Tiranë për t’u takuar me fansat e tij.
Latifi është një nga kandidatët kryesorë për titullin kampion në “light-heavyweight”, pasi arriti fitoren më të madhe të karrierës së tij në shkurt, kur mposhti në raundin e parë një nga veteranët e këtij sporti Ovince Saint Preux.
Latifi mbërriti te Sheshi Nënë Tereza rreth orës 12 të pasdites, i pritur nga shumë dashamirës të sportit të MMA-së, që ka një audiencë në rritje edhe në trevat shqiptare. Telesport përcjell një speciale për të…
Ai me përulësinë e tij ka pranuar të bëjë qindra foto duke kënaqur të gjithë fansat e tij. Ai ka marrë një dekoratë mirënjohjeje nga Federata Shqiptare e MMA-s për punën e madhe që ka bërë duke përfaqësuar popullin shqiptar.