Loading...

Xhaka: Nder i madh për të qenë kapiten i Arsenalit, faleminderit Topçinj për mbështetjen

Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes ndaj Manchester Unitedin, ku ishte kapiten i Arsenalit.

Arsenali ka humbur në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Ligës Premier.

Por, ajo çfarë ra në sy ishte shiriti i kapitenit, i cili kësaj radhe i takonte mesfushorit me prejardhje shqiptare, Xhakës.

Ky vendim i trajnerit Arsene Wenger e ka lumturuar Xhakën, i cili ka shkruar në profilin e tij privat në rrjetet sociale, duke thënë se është nder i madh.

“Një nder i madh për mua të jem kapitenin në këtë ekip të mrekullueshëm”.

“Kjo me të vërtetë do të thotë shumë për mua!!!”.

“I zhgënjyer me këtë rezultat, por faleminderit për mbështetjen tuaj Topçinj”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndryshe, Xhaka asistoi tek goli i Arsenalit, i cili u shënua nga armeni Henrikh Mkhitaryan. Telegrafi

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com