Loading...

Arrestimi i Llallës, “pingpongu” i prokurorisë me kompetencat. Berisha, Meta, Basha e Rama kërkojnë ta shpëtojnë me procedurë?! Po përsëritet skenari i rrugës së Kombit

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen numer 447, në të cilën është i shënuar emri i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Prokurori në Durrës pranoi se procedimi penal ishte regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës, ndërkohë që pas shpalljes së moskompetencës të dy prokurorët e të dyja prokurorive nuk u përgjigjen.

Ndërkohë që avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj e konsideroi hetimin të paragjykuar.

“Ju theksoj që çdo veprim procedurial, penal në disfavor të të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla, është i stimuluar.

Unë mendoj që është proces i paragjykuar”, thotë Hazizaj.

Dosja “Llalla” është sjellë nga Prokuroria e Durrësit në fundjavë dhe nuk dihet ende se kush do të caktohet si prokurori që do të hetojë ish-eprorin nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, e po ashtu njeriun që duket se është vendosur në qendër të vëmendjes së të huajve.

Adriatik Llalla ndërkohë pret të dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që është njëri nga organet e Vettingut dhe që do të shqyrtojë qëndrimin e institucionit që mbron interesat e publikut, mbi çështjen a duhet, apo jo të kalojë Llalla në sitat e Vettingut, kur ai u dorëhoq nga e drejta për të qenë pjesë e drejtësisë.

“Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen! Komisioni i Vettingut, ose nuk njeh faktet juridike, ose bën sikur nuk i njeh ato. Në këto kushte unë mendoj që çdo proces lind, zhvillohet dhe prodhohet ndaj të mbrojturit prej meje Adriatik Llalla, është joligjor”, deklaron Hazizaj.

Trupa gjyqësore me pesë anëtarë, mes tyre edhe ish-prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama që ishte paraardhëse e Llallës në krye të akuzës, ka thirrur seancën për në datën 16 maj.

Kjo është pjesa zyrtare e gjithë “odisesë” së hetimit ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, hetim i cili është ndarë mes Durrësit dhe Tiranës.

Ndërkohë që ende nuk është zgjidhur se kush do të marrë përsipër të hetojë ish kryeprokurorin, që ka qënë për 5 vite epror i prokurorëve të mundshëm që do të marrin dosjen e tij në ngarkim.

Por që ka rezultuar një dosje e nxehtë dhe që kërkohet të largohet sa më shumë nga vetja nga secili prokuror që mund t’i ngarohet për ta hetuar.

Duke e parë në këndvështrimin ligjor dhe të precedentit, hetimi i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla po ecën në të njejtin skenar që ka ecur dosja në ngarkim të ish ministrit të Transporeteve, kreut aktual të PD Lulzim Basha, për abuzimin 230 milionë euro me “Rrugën e Kombit”.

Eshtë i njejti skenar, ai i zvarritjes së procesit deri në limitet e fundme ligjore, në mënyrë që të shpallet tejkalimi i afateve dhe mbyllja e procesit me procedurë.

Pikërisht për këtë arësye është shpikur si fazë e parë ajo e kompetencës dhe mopskompetencës së prokurorisë së Durrësit për të hetuar Adriatik Llallën.

Ishte një procedurë që zgjati gati dy muaj për të arritur në konkluzionin se organi i akuzës në Durrës s’mund të hetojë ish kryeprokurorin.

Tashmë topi i “pingpongut” është në fushën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ajo do vendosë.

Dosja në ngarkim të Adriatik Llallës pritet të merret në shqyrtin më me nge nga Prokuroria e Krimeve të rënda, pasi në Shqipëri është kthyer në standard që sa më lart ngjitesh aq më ngadalë lëviz makineria e shtetit për të marrë vendime dhe për të dhënë zgjidhje.

Dhe nuk është habi që pasi ta shqyrtojë mbarë e mbrapsht dosjen e hetimit të Adriatik Lallës, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë të dalë me një vendim po të mbrapshtë dhe ta rikthejë sërish në Prokurorinë e Durrësit. Duke humbur shumë kohë.

“Pingpongu” pritet të funksionojë për shumë kohë, derisa të mbyllet çështja me procedurë. Siç ndodhi me Lulzim Bashën, i cili me raporte mjekësore dhe me zvarritje arriti ta mbyllë vjedhjen e 230 milionë eurove të Rrugës së Kombit me procedurë.

Tani problemi është se kush kërkon të shpëtojë Adriatik Llallën nga burgu, Berisha, Meta, Basha, Rama apo të gjithë bashkë?!

Dhe pse janë bërë bashkë për të shpëtuar Llallën.

Pavarësisht se pas zbardhjes së korrupsionit të ish kryeprokurorit dhe mosprekjes së politikanëve të korruptuar prej tij, Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi Adriatik Llallës dhe familjes së tij, hyrjen në SHBA.

Ky vendim u miratua nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson me arsyetimin e përfshirjes në raste korrupsioni.

U përfshi dhe Rovena Gashi bashkë me Llallën në këtë penalizim.

Pavarësisht se edhe ambasadori amerikan Donald Lu paralajmëroi se çështja “Llalla” s’mbyllet me një kërkesë të tij për të mos qenë pjesë e drejtësisë dhe se Llallën e pret burgu për shkeljet që ka bërë, përpjekjet për shpëtimin e ish Kryeprokurorit me procedurë janë tashmë një fakt./ Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com