Ish kryeministri Sali Berisha në daljen e tij nga Kuvendi i PD, ka komentuar situaten e krijuar teksa fliste Eduard Selami në këte mbledhje.
“Diskutimet ishin të lira, fishkëllima s’duhet të ketë, e s’duhet të kishte çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij na pëlqen s’na pëlqen dhe ky është tipar i debateve demokratike por unë mendoj se siç e dëgjuat vetë pati diskutime me kritika, propozimë, një kontrast shumë i madh midis këtij forumi dhe forumuit të një njeriu haluçinant një njeriu që shkelmon çdo ditë të drejtat e atij kontigjenti të ndershëm të socialitëve, ku një pjesë e tyre janë trafikantë të inkrimunaruar deri në palcë ndërsa një pjesë e madhe janë të ndershëm e kanë një fatkeqësi të kenë në krye një njeri që nuk njeh asnjë vlerë”, tha Berisha.
Ish-drejtuesi dhe ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka sulmuar rëndë balë për ballë Lulzim Bashën.Teksa ka komentuar statutin dhe ndryshimet në të, ka thënë se Partia Demokratike nuk ka problem statuti, por me demokracinë e brendshme dhe respektimin e vetë statutit.
“PD nuk ka pasur probleme me statutin, por me demokracinë brendshme, me respektimin e statutit. Ne dhamë disa premtime që nuk gjenden në këtë projekt statut, dhe premtimi parashikonte që ne pas asaj fushatë të shpejtë dhe të panevojshme të bënim një analizë të thellë”.
Më tej Selami u shpreh se ky është statuti më i keq i bërë ndonjëherë nga PD-së dhe për këtë arsye i ka kërkuar Bahës të tërhiqet.