Një ndër elementet më kryesore të trupit është uji.
Çdo qënie e gjallë ka nevojë për të, jo vetëm për të jetuar, por dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
Nëse nuk pini ujë në mënyrë të mjaftueshme, atëherë trupi ju lëshon disa sinjale, ja cilat janë ato:
Frekuenca e urinimit
Nëse jeni të shëndetshëm, mesatarisht duhet të urinoni 6-7 herë në ditë. Natyrisht që ky numër ndryshon në varësi të individëve dhe nëse ata kanë pirë ujë apo jo. Nëse ju urinoni mesatarisht 2-3 herë në ditë, atëherë duhet të pini më shumë ujë. Uji ndikon në funksionin e veshkave dhe është i aftë të ndihmojnë në heqjen e papastërtive nga trupi.
Lëkurë e thatë:
është një tjetër simptomë që tregon se jeni të dehidratuar. Uji ju ndihmon për të lëkurë të shëndetshme dhe të shëndritshme. Pini një gotë ujë çdo orë për të qëndruar të hidratuar.
Dhimbje koke:
Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore që çon në dhimbje koke sepse truri nuk është ushqyer mjaftueshëm me oksigjen.
Gojë e thatë:
Mungesa e gjendrave të pështymës çon në thatësi të gojës. Në këto raste ju duhet të pini ujë mjaftueshëm sepse thatësia e gojës për një kohë të gjatë mund të çojë në probleme serioze për shëndetin.
Ngjyra e urinës:
Nëse ju jeni të hidratuar mirë atëherë ngjyra e urinës do të ketë ngjyrë më të lehtë, në të kundër ngjyra e saj do të jetë e verdhë “dramatike”. Ngjyra e urinës është një nga simptomat kryesore që tregon se sa të hidratuar jeni
Uria: në disa raste uria ngatërrohet me etjen dhe për pasojë ju keni shtuar ose do të shtoni në peshë.
Simptomat e dehidratimit kronik janë më të agravuara:
Infeksione të traktit urinar
Plakje e parakohshme
Ndjenja konfuzioni/ankthi
Rritje e nivelit të kolesterolit në gjak
Kapsllëk/urth