Loading...

Basha: Lokalet luksoze mes alkoolit dhe argëtimit të mbrapshtë janë kthyer në zyrën e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Kuvendi Kombëtar i kësaj force politike ka ftuar të gjithë demokratët dhe qytetarët që të bashkohen për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet vendi.

Duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve, mungesën e sigurisë, dhe të shpresës, Basha tha se politika i ka zhgënjyer qytetarët.

Ndër të tjera, kreu i PD-së foli dhe për darka luksoze e argëtime të mbrapshta aty ku kryeministri Rama siç tha, merr vendimet me oligarkët e tij.

“Është ai që vendos se çfarë është provë dhe çfarë nuk është provë. Është ai që vendos se kush duhet të arrestohet dhe kush jo. Është ai që vendos se kush duhet të dënohet dhe kush jo. Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit. Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin.

Sot në Shqipëri nuk ka më procese institucionale. Nuk ka më proces politike. Vendimet më të rëndësishme të vendit për politikën, për ekonominë, për të ardhmen e vendit merren në dreka dhe darka private, në lokale luksoze mes alkolit dhe argëtimit të mbrapshtë”,- thotë Basha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com