Loading...

Tërmet në PS, Rama puç dy bajlozëve Dako-Sjedini, kurban për të shpëtuar lëkurën e vet

Rama piketon kurbanët e parë pas kamxhikut që mori nga Merkel dhe DASH, cakton Ilir Beqjan për të marrë në provim dhe për ngelë në klasë Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, sinjal kërcënues edhe Lali Erit, edhe vetë Beqja pritet të arrestohet për koncesionet në shëndetësi, por tani Rama po e përdor për eliminimet në parti

Pas shuplakave që mori nga Angela Merkel dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, Edi Rama është në kërkim të disa kubanëve në stanin e pushtetit, për të shpëtuar lëkurën e tij, për çeljen e negociatave si dhe me shpresën se do të bindë ndërkombëtarët për një mandat të tjetër në pushtet.

Sa herë i është ngushtuar laku, Edi Rama ka shitur me një lehtësi të habitshme shokët e tij për kokë: Shiti Elvis Roshin, Koço Kokëdhimën dhe një rreth njerëzish të botës së trafiqeve dhe krimit ordiner.

Tashmë Edi Rama ka hedhur sytë nga partia e tij, se kë mund të bëjë kurban, për të plotësuar kërkesën e panegocieshme dhe të vazhdueshme të SHBA, për krijimin e një historiku me hetime, arrestime dhe dënime për korrupsion.

Për të kaluar edhe këtë herë lumin e turbull amerikano-gjerman, Edi Rama ua ka vënë syrin dy bajlozëve më të mëdhenj të pushtetit vendor në Shqipëri, Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit, për të bërë kurban.

Në prapaskenën e politikës thuhet se ndërkombëtarët kanë kërkuar prej disa muajsh arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit dhe kryebashkiakut të Elbasanit, por Rama ka bërë rezistencë, siç mbrojti Elvis Roshin, ndonëse u dorëzuar në fund.

Me ngushtimin e lakut, zëra brenda PS thonë se Rama ka vendosur që të shesë Dakon dhe Sejdinin, si fillim duke ua bërë të qartë se nuk do të kandidohen më për një mandat tjetër, më pas duke i përjashtuar nga partia dhe dorëzuar në duart e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Dako dhe Sjedini konsiderohen “peshq të mëdhenj”.

Për më shumë se një dekadë ata janë përfshirë në afera të rënda, kryesisht me leje ndërtimi, tendera, shpërdorime, abuzime për pronën publike etj.

Po si ka menduar Edi Rama për të fundosur Dakon dhe Sejdinin?

Rama ka ngritur një grup pune për të marrë në provim të gjithë kryebashkiakët e Partisë Socialiste.

Grupi i punës kryesohet nga Ilir Beqja, edhe ky një “peshk i madh”, të cilin Rama do ta bëjë kurban më vonë, por tani po e përdor për të realizuar një detyrë emergjente.

Rama e ka përlyer dhe fundosur Beqjan, duke e përdorur për koncesionet korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Beqja përflitet se është në listën e peshqve të mëdhenj që do të arrestohen nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Me porosinë e Ramës, Beqja u ka dërguar Dakos dhe Sejdinit 28 pyetje rreth punës së tyre në krye të bashkisë.

Përgjigjet e dy bajlozëve të pushtetit vendor në Shqipëri do të analizohen si dhe do të merret një vendim për ta deri në datën 30 qershor.

Në provim po merren të gjithë kryebashkiakët, duke përfshirë edhe Erion Veliajn, të cilit Rama ditët e fundit i ka dhënë disa sinjale kërcënuese.Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com