Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kreu i PS-së, Edi Rama kërcënoi me shkarkim kryetarët e rretheve që nuk kishin bërë sa duhet në punën e tyre. Përveç pakënaqësisë ndaj tyre, rezerva pati edhe për ministrat duke paralajmëruar ndryshime në shtator.
Rama paralajmëroi të gjithë përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste me ‘prerje kokash’, nëse qëndrojnë indiferentë ndaj zërit të qytetarëve dhe që nuk marrin seriozisht procesin e bashkëqeverisjes. Rama tha se fitorja e PS nuk vihet në diskutim, por sipas qëllimi nuk është fitoja, por bashkëqeverisja me qytetarët. Në këtë kuadër, Rama paralajmëroi se në shtator do shikojë emrat që mund të ndryshojë në qeveri. Gjithashtu do të shikohet edhe emrat që do të largohet nga Kryesia e PS dhe drejtimi i degëve të partisë, ndërsa do të ketë votëbesim edhe për kryebashkiakët.
“Duke u nisur për një qëllim të mirë, të gjendesh përballë një reagimi që në fund të le në ballë etikën e arrogantit. Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por duhet të hapim çdo mendje dhe zemër për të dëgjuar. Nëse shohim sondazhet nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë dhe ne fitojmë zgjedhjet, mjafton të jemi gjallë dhe e mundim Lulin, por ky nuk është qëllimi ynë. Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje. Do të shikojmë emrat në Kryesi, sekretariati dhe kryetarët e partisë që do të largohen nga drejtimi në të gjithë vendin dhe detyra kryesore është bashkëqeverisja. Do shikojmë sa i shtrirë rrjeti familjar i kryetarit të partisë në administratë, por u kushërinjtë ose kryetari. Votëbesim popullor për të gjithë kryebashkiakët e PS. Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë që këshilltarët e PS nuk shkojnë në këshill duke bllokuar ndihmën e ekonomike, apo flirtimet për interesa personale?”, pohoi Rama.
Krerët e PS që nuk hapën zyrat dhe që regjistruan më pak anëtarë>
Elton Arbana, kreu i PS në Shijak, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Haxhi Memolla, kreu i PS në Rrogozhinë, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Dhimitër Tolis, kreu i PS në Dropull, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Hodjan Selmani, kreu i PS në Këlcyrë, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Edmond Omeri, kreu i PS në Skrapar, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Jani Ago, kreu i PS në Pustec, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Lindita Buxheli, kryetare e PS në Lushnje, regjistrimi i anëtarësisë në portal 1 %.
Kamëz, Partia Socialiste pa kryetar dege, regjistrimi i anëtarësisë në portal 1 %.
Brunilda Meleqi, kryetare e PS në Delvinë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 2 %.
Eroldi Begolli, kreu i PS në Devoll, regjistrimi i anëtarësisë në portal 2 %.
Elbasan, regjistrimi i anëtarësisë në portal 3 %.
Mbarime Isufaj, kreu i PS në Mallakastër, regjistrimi i anëtarësisë në portal 3 %.
Edurim Teqja, kreu i PS në Peqin, regjistrimi i anëtarësisë në portal 4 %.
Luan Zaza, kreu i PS në Durrës, regjistrimi i anëtarësisë në portal 5 %.
Blerina Gjylameti, kryetare e PS në Tiranë në vend të Saimir Tahirit, regjistrimi i anëtarësisë në portal 6 %.
Agron Ivani, kreu i PS në Kurbin, regjistrimi i anëtarësisë në portal 6 %.
PS Kavajë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 7 %.
PS Kukës, regjistrimi i anëtarësisë në portal 7 %.
Agim Maka, kreu i PS në Divjakë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 7 %.
Arvit Osja, kreu i PS në Shkodër, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Eduart Ndreca, kreu i PS në Lezhë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Bashkim Dardha, kreu i PS në Klos, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Vangjel Kaçi, kreu i PS në Finiq, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Kristian Shkreli, kreu i PS Vau Dejë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Gezim Salla, kreu i PS në Cërrik, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Lulzim Zaraj, kreu i PS Malësi i Madhe, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Lirjan Hyseni, kreu i PS në Kolonjë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
PS Tropojë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.
Anduel Tahiraj, kreu i PS në Vlorë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.
Klajdi Alisinani, kreu i PS në Patos, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.
Arnisa Ibrahimi, kreu i PS në Libohovë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.