Loading...

Majlinda Bregu me post në BE, reagon për herë të parë Sali Berisha

Marrja e një posti të rëndësishëm nga ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, për ish-kryeministrin Sali Berisha është thjesht një zgjedhje e saj. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Berisha ka treguar marrëdhënien që ruan ende me ish-ministren e kabinetit të tij, pa dashur të komentojë zgjedhjet e saj në jetë.

Ish ministrja e kabinetit tuaj, zonja Majlinda Bregu është tashmë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, e para shqiptare, e para femër në këtë post. Si e komentoni ju?

Unë respektoj zgjedhjen e saj. Natyrisht është zgjedhje e bërë nga kjo shumicë. Në konceptin tim thelbi i lirisë është zgjedhja dhe ajo ka të drejtë të zgjidhet. E ka bërë për më mirë, unë nuk gjykoj zgjedhjen e saj. Nuk gjykoj zgjedhjen e tjetrit, nëse e ka bërë mirë apo keq zgjedhjen e saj. Është një kandidaturë zyrtare e qeverisë shqiptare.

Ndaj i munguan urimet dhe komentet e kolegëve të PD?

Nuk e di se si mendojnë sepse nuk i kam pyetur. Do kishte qenë ndryshe sikur opozita të ishte pyetur, të kishte dhënë mendim. Nuk besoj se kryetari i opozitës do refuzonte zgjedhjen e saj. Qeveria duhet të pyeste kryetarin e opozitës.

A keni ju një formë zhgënjimi nga të gjitha veprimet e Majlinda Bregut? E keni pasur shumë të afërt?

Nuk e konsideroj që ajo ka bërë një gjë që unë të jem zemërthyer ka bërë zgjedhjen e vetë. Secili prej bashkëpunëtorëve të mi ka vlerësimin për të gjithë kohën që kemi bashkëpunuar. Unë jam tërhequr nga drejtimi i PD, por ruaj ato respekte që kam pasur për ta.

E ruani edhe komunikimin?

Padiskutim, nuk e ndërpres unë komunikimin me njerëzit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com