Dy persona, burrë dhe grua kanë hipur mbi një vinç te diga e liqenit duke kërcënuar se do të hidhen nëse nuk do të zgjidhet problemi i tyre. Ata janë Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen.
Ferdinand Saraçi shtoi se familja e tyre, me dy fëmijët kërcënohet dhe se shteti duhet që të ndërhyjë për t’i marrë në mbrojtje. Pas njoftimit në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po tentojnë që t’i bindin për të zbritur nga vinçi ku kanë hipur prej orës 20:45 minuta të mbrëmjes së sotme.
Ata janë ish të përndjekur politik, ndërsa shprehen se kanë hipur në vinç, pasi i kërcënojnë për t’i nxjerrë nga shtëpia. Pas njoftimit në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po tentojnë që t’i bindin për të zbritur nga vinçi ku kanë hipur prej orës 20:45 minuta të mbrëmjes së sotme.
Informacion paraprak i Policise se Tiranes
Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.
Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim
Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.