Loading...

Flamurtari fiton ndeshjen e parë finale, për titullin kampion ndaj Tiranës

Flamurtari fiton ndeshjen e parë finale për titullin kampion ndaj Tiranës me rezultatin  65-48,  ka përfunduar sfida e luajtur në Vlorë,një ndeshje e dominuar krejtësisht nga ekipi i Flamurtarit që nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim fitoren.

Takimi ka nisur i shpejtë nga të dyja skuadrat dhe në 10 minutat e para ka mjaft gabime ,kur edhe shënohen pak pikë,nga 10 secila skuadër.

Megjithatë me rifillimin,ekipi vlonjat nis të shkëputet dhe krijon fillimisht diferencë prej katër pikesh për ta vijuar dhe rritur atë.

Ekipi i Flamurtarit luan me grinte edhe në pjesën e mbetur të ndeshjes,ndërsa perioda e tretë është mjaft e mirë për flamurtarin që shkon deri në 15 pikë avantazh.

Në 10 minutat e fundit luhet kryesisht për të administruar lojën nga Flamurtari ,ndërsa Tirana kërkon të ngushtojë rezultatin ,por deri në fund është Flamurtari që i gëzohet fitores së parë ,në shifrat 65-48.

Takimi i dytë do të luhet ditën e mërkurë datën 2 maj në kryeqytet,me Tiranën që do të kërkojë të barazojë rezultatin,ndërsa Flamurtari për të kërkuar fitoren e dytë dhe mbyllur sa më shpejt çështjen e titullit kampion.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com