Loading...

15 produktet shqiptare më të kërkuarat për eksport

Ministria e Bujqësisë ka bërë një analizë të thelluar të tregut për produktet potenciale bujqësore “made in Albania”, që janë më të kërkuarat në tregjet e huaja për eksport, me qëllim subvencionimin për rritjen e prodhimit të tyre në vendin tonë.

Zv.ministri i Bujqësisë, Ilirian Halilaj tha për ATSH-në, se janë 15 produkte, kryesisht arroret, frutoret, perimet në sera, bimët medicinale etj, që kanë avantazhe krahasuese më të larta për tregjet e huaja, në krahasim me produktet e tjera.

Në këtë konteks, theksoi ai, ne i kemi përfshirë këto produkte në skemat e mbështetjes kombëtare, dhe i kemi orintuar fermerët të aplikojnë për shtimin e mbjelljeve me këto prodhime.

Halilaj shpjegon se, aplikimet për subvencione në mbjellat e reja në bujqësi kanë përfunduar, ndërsa po vazhdojnë aplikimet për investime në sektorin rural. Por sipas tij, brenda këtyre 15 produkteve të zgjedhur, që ju janë vënë fermerëve për subvencion aplikimet kanë qenë të shumta dhe interesi më i madh është orientuar për kultivimin e mollëve, arrave, lajthi, gështenjë, ullinj, bimë medicinale, të cilat janë edhe më të kërkuarat në tregje.

Politikat e qeverisë dhe fokusi ynë është tek ato produkte që kanë krijuar tashmë rrugën e sigurt të shitjes në treg dhe vazhdojnë të kërkohen nga tregje të reja të huaja, duke u shndërruar kështu në produkte me vlerë ekonomike për fermerin dhe ekonominë e vendit. Po punojmë fort në informimin e mbështetjen e fermerëve për kërkesë- ofertën e tregut bujqësor, deklaroi Halilaj. e.xh/ ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com