Kreu i grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili vijon sulmet ndaj kryeministrit Rama. Sipas tij këtij kryeministri “I ka vdekur përfundimisht qeverisja”, dhe se “Kush nuk e sheh ose është miop ose është i kapur, rrugë te tretë nuk ka.”
Postimi i Vasilit
Kryeministrit i ka vdekur qeverisja dhe ka zgjedhur te jete ARMIK i te varferve. Kryeministrit i ka vdekur perfundimisht qeverisja.Taksat feudale kane rikthyer skamjen e fundviteve 90′, qe i beri shqiptaret tu hipin anijeve e te ikin nga Shqiperia.
Varferia qe mbolli ky armik i betuar shqiptareve riktheu pas 27 vjetesh emigracionin e mijra shqiptareve nga femijet deri tek te moshuarit. Ky kryeminister e beri Shqiperine duke filluar nga Tirana, vendin me te pasigurte dhe ku krimi i organizuar dhe trafikantet sundojne vendin dhe kryeministrin.
Ky kryeminister qe po shkaterron mijra bisnese mban fjalime ne varrimin masiv te bisnesit shqiptar.Ky kryeminister armik i varferve dhe mik i oligarkeve u tregoi shqiptareve deren e braktisjes se vendit.Ky kryeminister i qindra kullave te Tiranes ka krijuar qeverisjen-lavatrice te parave krimit te organizuar mu ne mes te Tiranes.
Ky kryeminister qe i grabit edhe buken e gojes duke mbajtur TVSH me te frikshme edhe per vajin fasulet,shqerin dhe miellit nuk ka më asnje lidhje me shqiptaret ka zgjedhur te jete ARMIKU I TYRE dhe mik i neshtruar e perfitues i pangopur i oligarkeve. Kush nuk e sheh ose eshte miop ose eshte i kapur, rruge te trete nuk ka.
Shqiptaret jane pa drejtim ##