Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, i dënuar me 20 vjet burg.
Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë D.V.P. Tiranë, ndaloi dhe arrestoi përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Petrit Lekndreaj, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane e kanë dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale ”Trafik droge”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuar nga nenet 81, 110, 576 të Kodit Penal Italian dhe nenit 73 të Ligjit mbi Drogat.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.