Ish-truproja i Sali berishes, Izet Haxhia pak ditë pasi u vetëdoruzau në Policinë Turke, për ti hapur rrugë ekstradimit dhe gjykimit në Shqipëri ka zgjedhur avokatin që do ta mbrojë.
Sipas informacioneve mësohet se Haxhia në Shqipëri do të mbrohet nga avokati Fran Dashi.
Familjarët e tij kanë firmosur prokurë për avokatin Fran Dashi, i cili menjëherë pasi Haxhiaj të mbërrijë në Shqipëri do bëjë kërkese për rihapjen e dosjes në fjalë.
Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon.
Ish-truproja i Sali Berishës jeton prej vitesh në Turqi, nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Kryeministrit.