Pavarësisht tërheqjes nga sistemi i drejtësisë, ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla nuk do t’i shpëtojë justifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Pas dy javësh pritet të nisë kontroll i imët për deklarimet e tij.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e Mërkurë, në datën 16.05.2018, ora 10:00 njofton se do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit Nr.2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues i Trupit Gjykues Sokol Çomo
Relator i Çështjes Luan Daci
Anëtar Albana Shtylla
Anëtar Ardian Hajdari
Anëtar Ina Rama