Loading...

Grabitja e përgjakshme në Kamëz, dëshmia tronditëse. Çfarë ndodhi me djalin 6 vjeç të çiftit

Merita Buci, e cila mbeti e plagosur nga tentativa e grabitjes te merkuren ne mbremje ne Kamze, ka thene se në momentin kur dy grabitësit, të veshur me xhupa jeshilë, me doreza dhe me kapuça, janë futur ne dyqan, tek arka ndodhej djali i tyre i vetëm 6-vjeçar. Ndërsa vetë ajo bashkë me të shoqin ndodheshin në një dhomëz të vogël të dyqanit, nga ku bëhet edhe lidhja me shtëpinë që kanë ngjitur. Kur kanë dëgjuar djalin të bërtasë, pasi ka parë grabitësit e armatosur, njërin me pistoletë e tjetrin me thikë, çifti ka nxituar të shkojë tek ai për të parë se çfarë po ndodhte.

Sipas dëshmisë së të plagosurës, kur janë futur në dyqan bashkë me burrin, kanë parë se njëri prej grabitësve ishte i armatosur me pistoletë dhe i ishte drejtuar arkës ku ndodhej djali i tyre. Tjetri kishte në dorë një thikë dhe mesa duket, kur ka dëgjuar thirrjet e djalit të mitur ka kuptuar se në dyqan kishte edhe persona të tjerë. Merita Buci ka deklaruar se kur ka parë dy grabitësit në dyqan ka nisur t’i qëllojë me çfarë ka mundur të gjejë. Fillimisht personin që ndodhej pranë të birit, të cilit i kishte drejtuar pistoletën.

Në këtë formë ka pasur edhe një përleshje mes tyre. Ata kanë bërtitur duke kërkuar paratë. Në këtë kohë viktima, Agim Buci, i është afruar njërit prej tyre duke tentuar t’i marrë pistoletën dhe e ka shtyrë me trup. Por ai e ka qëlluar menjëherë me një plumb në gjoks. Më tej arma është shkrepur edhe një herë dhe plumbi ka goditur në këmbë Merita Bucin. Pas këtij momenti, dy grabitësit kanë dalë me vrap nga dyqani, ndërsa e plagosura ka nisur të kërkojë ndihmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com