INSTAT ka njoftuar sot se në tremujorin e parë 2018, janë evidentuar gjithsej 7.909 vepra penale, duke shënuar një rritje me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.
Vrasjet dhe atentate
Numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e parë 2018, është 12, rreth 4 vrasje më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për grupveprën penale Vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 8 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 33, duke shënuar një rënie me 19 vepra, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjeje.
Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Droga
Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 428 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat penale se prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Tremujori i parë 2018 shënon vetëm 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, 5 më pak krahasuar më të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Vjedhjet
Në këtë periudhë janë evidentuar 58 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 32,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e parë 2018, është 182, duke shënuar një rritje me 24,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018, është 307, duke shënuar një rritje me 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë periudhë janë evidentuar 20 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, rreth 10 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.
Numri i grupveprës penale vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018, është 99, duke shënuar një rënie me 10 vepra, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidente
Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e parë 2018 është 473, duke shënuar një rritje me 16,5%, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.