[sgmb id=”1″]
Gazetari Kastriot Myftaraj, pas lirimit, ka reaguar pas shkrimit ku bënte thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin..
Në një postim në “Facebook” Myftaraj shkruan se fragmenti i tij i shkrimit për thirrje për vrasje është nxjerrë nga konteksti.
“Sa i përket pretendimit për thirrje nga ana ime për veprime të dhunshme ndaj Vlahutinit, unë sqaroj se fragmenti nga shkrimi im që sillet si provë për këtë gjë, është nxjerrë nga konteksti qëllimisht, për të tjetërsuar kuptimin. Nëse lexohet ky paragraf në kontekstin e vet do të shikohet se atë e kam thënë në kontekstin e analizës për lajmin për kërcënimin ndaj jetës së Vlahutinit”, shkruan ai.
Më tej, Myftaraj thotë se ai do të publikojë të ashtuquajturat prova të reja për formimin e Jugosllavisë së re dhe përfshirjen e Shqipërisë në të.
“I kërkoj Romana Vlahutin që në emër të Kushtetutës së Shqipërisë, në emër të konventave diplomatike ndërkombëtare, të largohet nga vendi im sa më parë.
Në ditët në vazhdim do të jap të dhëna të reja për përzierjen e sorosianëve në planin për krijimin e Jugosllavisë së Re, ku duhet të përfshihet dhe Shqipëria”, shkruan ai.