Loading...

Luigi Lunari “zbret” sot në teatrin “Petro Marko” me “Senatorin Fox”

Ajo çfarë mendohet se e deformon jetën, nga pikëpamja sociale, është pikërisht përqasja e politikës në përgjithësi me jetën e shtetit, me sjelljen ndaj ligjit dhe ndaj zgjedhësve. Përpara se ajo të kthehet në sherbëtore të interesave të njerëzve dhe mbarëvajtjes së shtetit, ajo tenton të bëhet një përfituese, dhe vetëm e tillë, e parasë, pasurive, që nuk i perkasin duke u përlyer fund e krye në zhulin e korrupsionit, pa opsionin e mëvonshëm për tu pastruar. E gjithë fasada që ata paraqesin është një falsitet, dhe poshtë suvave të bukura dhe plot shkëlqim, ka një strukturë të kalbëzuar, që ata nuk munden ta riparojnë dot, dhe, që në fund do ti zërë edhe ata vet brenda.

Është pikërisht kjo tema që merr përsipër të trajtojë komedia e Luigi Lunarit “Senatori Fox” që në datën 26 prill e në vazhdim do të paraqitet para spektatorit vlonjat me trupën eTeatrit “Petro Marko”dhe me regji të Roland Mingës.

Duke e përqasur në mënyrë të figurshme para spektatorit se politikanët nuk janë asgjë më tepër nga vjedhesit ordinerë që dalin nga kënëtat dhe basifondet e qyteteve, teatri “Petro Marko” jep kontributin e vet në kthjellimin e mendjes së shikuesve, se çfarë ata me të vertetë i bën të vuajnë ekonomikisht, shpirtërisht dhe moralisht. E paraqitur kjo në mënyrë metaforike nëpërmjet skenografisë së Drini Shehut, muzikës së Artur Dhamos, të inerpretuara me finesë nga regjisori Minga, japin një spektakël të këndshëm që shihet me ëndje nga publiku artdashës.

E servirur nga karakteret e interpretuara me mjeshtëri nga aktorët Astrit Mamaj, Artan Islami, Jorgaq Tushe, Matilda Avduli, nga e reja Bruna Belaj, dhe Lavdimir Abilaliaj, ju jep spektatorëve mund ësinë edhe pse mund të duket cinike të qeshin më në fund me ata që i kanë bërë të vuajnë në jëtën e tyre të përditëshme. Në fund të fundit ja që politika e ka një të mirë në këtë rast, na bën të qeshim.

Foto nga provat në Teatrin “Petro Marko”:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com