Dihet që panxhari ka veti të shumta kurative per vlerat qe mbart. Por nese kërkoni diçka të thjeshtë, por me shije komplekse, bëni një sallatë me djathë dhe panxhar dhe çdo pritshmëri e juaja do të përmbushet…
Përbërësit:
4 panxharë
¼ gotë qepë (të copëtuara)
2 lugë gjelle majdanoz (i copëtuar)
¼ gotë djathë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull e bardhë
1 lugë gjelle verë e kuqe
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 200 gradë Celcius. Mbështillini panxharët me letër alumini veçmas nga njëri-tjetri. Vendosini në furrë të piqen për rreth 45 minuta deri në 1 orë. Pasi të jenë gatuar, largojini nga furra dhe lërini të ftohen për disa minuta. Qërojini dhe më pas prejini në feta mesatare. Shtoni mbi të edhe qepët e copëtuara.
Në një enë të vogël shtoni vajin e ullirit, uthullën e bardhë, verën, qepët dhe majdanozin e copëtuar dhe përziejini mirë. Rregullojini me pak kripë dhe piper të zi dhe lërini mënjanë.
Rregullojini fetat e panxharit në një pjatë për servirje dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Rregullojini në fund edhe me pak djathë, para se ta shërbeni.