Loading...

Tmerr në Kamëz, grabitësit vrasin pronarin, dalin emrat e viktimës dhe femrës së plagosur

Nje ngjarje e rende eshte shenuar mbremjen e sotme ne Kamez, ku nje tentative grabitje ka perfunduar me nje viktime e nje te plagosur.

Dy persona te cilet kishin shkuar per te vjedhur, kanë vrarë pronarin e një dyqani ushqimor dhe plagosur bashkëshorten e tij në rrugën OSBE në Kamëz.

Viktima është Agim Buçi 52-vjeç, ndërsa e plagosur është gruaja Merita Buçi 44-vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy grabitësit kanë kërkuar shumën e parave dhe sende të tjera me vlerë. Ata kanë hasur në rezistencën e pronarit, i cili fillimisht mbeti i plagosur, sëbashku me bashkëshorten e tij. Ata jane perleshur me grabitesit, te cilet kane perdorur armet.

Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit, ku burri ndërroi jetë, ndërsa gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në një njoftim paraprak, policia sqaron si më poshtë:

Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar: Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera. Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com