Loading...

Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, dhjetëra të plagosur

Një tërmet 5.1 ballësh goditi ditën e djeshme provincën juglindore të Turqisë, Adıyamanin, duke lënduar 39 persona dhe duke shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Ministri i Shëndetësisë, Ahmet Demirçan, deklaroi ditën e sotme se 35 persona ishin ende në spital, duke shtuar se asnjë nga të plagosurit nuk ishte në gjendje kritike.

Tërmeti tronditi qarkun Samsat në orën 3:34 sipas orës lokale, duke shkatërruar disa shtëpi, shkruan “Daily Sabah”.

Ai u ndje edhe në krahinat fqinje por edhe në Itali, ku banorët kanë dalë të tmerruar nga shtëpitë.

Tërmeti ishte kaq i fuqishëm, pasi kishte një thellësi prej 7 kilometrash.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Emergjencave , pas tërmetit, brenda një ore u ndjenë edhe tetë tronditje të tjera, me magnitudë deri në 2.7 ballë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com