U përpoq deri në fund, por nuk ia doli. Boksierja shkodrane, Elsidita Selaj nuk ia ka dalë të triumfojë në kampionatin europian të boksit, për 18-vjeçaret. Në peshën 75 Kg, ajo zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen finale, ku në finale kishte një boksiere ruse. Me një përvojë të madhe, boksierja ruse triumfoi ndaj Selajt duke u shpallur kampione.
Si rrjedhojë, Selaj, që përfaqësonte kombëtaren shqiptare në këtë europian, është rënditur në vendin e dytë, duke u shpallur nënkampione. Kujtojmë se Selaj, nën drejtimin e trajnerit të saj shkodran, Jetmir Kuçi, ka zhvilluar deri tani vetëm 4 ndeshje ndërkombëtare.
E pavarësisht kësaj ka arritur një sukses të paparashikuar, duke i sjellur vendit tonë një medalje me vlerë, të paarritur ndonjëherë. Ky kampionat gjithashtu tregoi se boksierja shkodrane ka një të ardhme të sigurtë dhe në ndeshjet në vijim do të sigurojë të tjera medalje. ShkodraNews