Loading...

Përdhunon vajzën 16 vjeçe, adoleshenti nga Tirana i shpëton arrestimit nga policia

Një djalë 17 vjeç do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 16 vjeçe. Policia nuk jep detaje mbi këtë ngjarje të rëndë, por bën të ditur se bëhet fjalë për shtetasin F.G. Ndërsa për shkak të moshës, ai po hetohet në gjendje të lirë.

“Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur F.G, vjeç 17, pasi më datë 31.03.2018, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur 16 vjeçe. Neni 101 i Kodit Penal”, bën të ditur policia.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com