Loading...

Pastrimi i Vlorës, bashkia vendos 50 kosha të rinj .

[sgmb id=”1″]

Pastrimi i Vlorës, bashkia vendos  50 kosha të rinj .Pastrimi i Vlorës eshte detyre e bashkise dhe prej disa muajsh në qendër të vëmendjes në bashkinë e Vlorës është pastrimi i qytetit, pasi pa pastërti nuk ka turizëm. Kjo nismë e kreut të bashkisë Dritan Leli ka sjellë shumë ndryshime në qytetin e Vlorës. Pas përmbytjeve të një muaji më parë, firma e pastrimit po vijon aksionin për pastrimin e qytetit me të gjitha mjetet e saj. Kryetari i Bashkisë së Vlorës është shprehur se Vlora nuk do të jetë më një qytet i ndotur, por do ta kthejmë në perlën e turizmit shqiptar. Ky premtim duket qartë në pastrimin e qytetit, ku çdo ditë makinat larëse dhe pastruese së bashku me punonjësit vijojnë punën në çdo orë të ditës dhe natës. Një shqetësim për banorët ka qënë dhe hedhja e mbeturinave urbane, ku koshat e plehrave kanë qënë të shkatëruara, ose në pikat e grumbullimit të mbeturinave nuk kishte. Diten e sotme (e enjte) firma e pastrimit “Duka” ka shpërndarë në të gjithë qytetin e Vlorës 50 kosha të rinj, të cilët do të vendosen ne zonat me te populluara per hedhjen e mbeturinave .  Mjedisi dhe përmirësimi i jetës së vlonjatëve dhe turistëve do të jenë gjithmonë të parat është shprehur në një bisedë telefonike i kontaktuar nga gazetarët, kreu i bashkise Leli.Jan zevendesuar dhe koshat e thyer pergjate aksit Vlore Skele. Bashkia njofton qytetaret qe ta mbajne paster qytetin dhe letrat ti hedhin ne vendin e caktuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com