Me Sajmir Tahirin,
tamam për hashashin nuk e kanë,
po më shumë për faktin,
se i shpartalloi në Tiranë!
Tani gjithë brezat e SHQUPIT,
dhëmbët e ndryshkur po tundin,
se në Qershor-dymijë e shtatëmbëdhjetë,
në Tiranë prekën fundin!
PD-ja tok me LSI-në,
të gjitha derivatet e qymyrit,
kanë shtuar presionin mbi drejtësinë,
për arrestimin e Sajmir Tahirit!
Të gjitha derivatet e qymyrit,
duan që sot të vendosi prokurori,
dhe flamurin kundër Tahirit,
së fundi Berisha në dorë e mori!
Po të flisnim me gjuhën e Zylo Kamberit,
në dialogjet e gjata me shokun Bamkë,
do të thoshim se si bir i Luçiferrit,
Sali Berisha është krimineli më me damkë!
Kundër Salës ka një mal me prova,
se dhjetra krime ky satrap ka ngjizur,
po prokuroria e djeshme dhe e sotme,
as gishtin e vogël ende s’ka lëvizur!
Hapi i vetëm kundër këtij krimineli,
që s’pyet për zakon e për nder,
është se për herë të parë një gjykatë,
e ka shpallur si shpifës ordiner!
Në Partinë Demokratike dhe në LSI,
për të tjerët thurin rrjetën merimangat,
kur shumica e tyre duhet të jenë në qeli,
të shtrënguar mirë nga prangat!
Unë kam qënë dhe do jem në krah të Sajmirit,
për sa kohë këtu bëhet presion mbi drejtësinë,
kur as një miniprovë nuk kanë derivatet e qymyrit,
dhe provat nuk mbillen si patate që pastaj të mbinë!
Dhe Luli ka vënë një dorë në flamurin,
që Berisha me damkë me të dyja duart e ka marrë,
po dhe ky mostër i rëndon tokës dhe gurit,
se ka vjedhur miliarda dhe njerëz ka vrarë!
Nuk i përdor këta emra për reciprocitet,
se nuk jam njohur kurrë si budalla,
se emrat që sjell unë janë kriminelë të vërtetë,
e për Tahirin pas gjashtë muajsh asgjë të re nuk ka!
Tani një teori të re nxorrën plehrat e historisë,
si derivatet më të zeza të qymyrit,
se për negociatat do mungojë firma e Gjermanisé,
pa arrestimin e Sajmir Tahirit!
Këto ultimatume janë përçartje kriminelësh,
janë aluçinacione kur i vjen ngordhja bishës,
se unë këtë gjuhë kurrë s’do ta pranoja,
dhe sikur të kushtëzohej me prangosjen e Berishës!
Ne vërtetë aspirojmë Bashkimin Europian,
po nuk do dorëzojmë aty sovranitetin,
sepse do vazhdojmë të jemi një vend sovran,
dhe tonat do t’i kemi gjyqet edhe shtetin!
Të tilla broçkulla i kemi dëgjuar,
dhe do t’i dëgjojmë nga ndonjë karabush,
po të tilla deklarata koloniale,
as ka bërë dhe as do të bëjë askush!
Europa nuk është një bashkim me feudalë,
dhe pse në disa vende ka ende mbretëritë,
po është e pamundur të na japë emra nominalë,
qe neve këtu-të mbushim qelitë!
Arben Duka