[sgmb id=”1″]
Vlorë ; Në kuadër të patrullimit në qytet për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, Policia ka kapur në flagrancë një person duke vjedhur një banesë ! Arrestohet shtetasi: – Arben Guçaj, 27 vjeç, banues në Vlorë. Më datë 10.05.2017, Policia e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë lagjes “Rilindja” ka kapur në kushtet e flagrancës shtetasin Arben Guçaj duke kryer veprën penale të vjedhjes në banesën në pronësi të shtetasit L.B., 35 vjeç. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autori është futur me celës kopje me qëllim për të vjedhur banesën e shtetasit të mësipërm por Patrulla e Përgjithshme në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Krimit, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë. Gjithashtu, bëjmë me dije se ky shtetas është person me precedent penal të mëparshëm pasi është dënuar më parë për të njëjtën vepër penale (Vjedhje). Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” neni 134 i Kodit Penal