[sgmb id=”1″]
Zbardhen te tjera detaje nga ngjarja e rende shenuar mesditen e sotme ne Sukth te Durresit.
Gazetari Leonidha Musaj, raporton se e reja eshte veteqelluar teksa ndodhej ne katin e dyte te baneses.
Pistoleten e ka ngjeshur ne bark dhe ka qelluar veten me nje plumb tek. Kane qene familjaret dhe fqinjet te cilet kane rendur drejt vendit ku degjuan te shtena armesh.
Mesohet se kur kane shkuar ne dhome, ajo ka qene ende e gjalle po pavaresisht perpjekjeve per ta mbajtur ne jete nuk ia arriten qellimit.
Policia perjashton faktin te kemi te bejme me ngjarje aksidentale pasi e reja kishte vendosur qyten e pistoletes ne bark cka do te thote se kemi te bejme me vetevrasje te paster, per arsye qe mbeten ende te paqarta.
Sipas hetuesve, akti i rende s’ka te beje me detyren qe e reja ushtronte, nuk kishte pasur presion apo kercenim nga persona te tjere.
Gjendja familjare e polices mesohet te kete qene e qendrueshme dhe perjashtohet pista se ajo mund te jete shtyre drejt ketij akti per ceshtje sociale.
Ne keto kushte, policia ka marre per te verifikuar telefonat celulare te 23 vjecares per te zbuluar apo marr ndonje indicie rreth shqetesimit qe ka pasur kolegia e tyre qe u veteqellua me armen e sherbimit, raporton gazetari i ‘Panorama’, Leonidha Musaj.
Familjaret dhe koleget thane se ajo ishte vajze qe nuk kishte shfaqur asnjehere probleme dhe as shenja depresive.