Loading...

Vendimi/ Ministria e Brendshme jep një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit

Ministria e Brendshme deklaron se ka hequr tarifat e vendosura për vettingun e policisë. Ky reagim erdhi pas shqetësimit të ngritur nga Sindikata e Policisë, se qindra policë po enden nëpër zyrat e institucioneve për të marrë dokumentet që nevojiten për plotësimin e formularëve të vetingut.

Por sipas Ministrisë së Brendshme një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të nevojshme.

“Sindikata thotë se duhen 20 dokumente, unë ju them që nuk janë të nëvojshme. Ligji lë si opsion që kush i ka, ose do i tërheqë për saktësi mund t’ja bashkangjisë. E rëndësishme është formularët t’i plotësojnë të saktë dhe të vërtetë. E kuptoj që efektivët mund të jenë në stres edhe për shkak të këtyre keqkuptimeve”, deklaron Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm.

Ministria e Brendshme ka arritur marrëveshjen edhe me disa banka për të hequr tarifat për vërtetimet që kërkojnë policët. “Kemi patur një problem me nje bankë, e cila mbante një tarifë të lartë sipas nesh, 2000 lekë të reja”, thotë Hodaj.

5 maji është afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve që rreth 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com