Një 23-vjeçar është gjetur në dhomën e tij pa shenja jete nga familjarët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe nga hetimet paraprake dyshohet atak kardiak.
Njoftimi i policise:
Informacion paraprak
Më datë 24.04.2018, rreth orës 04:10 në rrugën “Xhanfize Keko”, në banesën e tij, është gjetur i vdekur nga familjarët në dhomën e tij, shtetasi R.T., 23 vjeç. Paraprakisht dyshohet për atak kardiak. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.