Loading...

Dy dekada vetëm dhe prej 4 vitesh e mbyllur në shtëpi!Ajo është nënë Shadija , 70 vjece nga … !Ja historia e saj

Shadije Bakalli, 70 vjeçe, e sëmurë dhe e vetme jeton në këtë shtëpi të mbërthyer nga lagështira dhe myku.

Djali i saj i vetëm jeton larg dhe nënë Shadija na tregon se ata nuk i ruajnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin prej vitesh tashmë.

Duke pirë kafenë e mëngjesit e vetme, nënë Shadija na tregon se si vështirësia në të ecur e ka detyruar atë të mos dalë nga dera prej 4 vjetësh.

Nipërit, motrat dhe të afërmit janë ata që përpiqen t’ia lehtësojnë ditët nënë Shadijes.

Sot Shadije Bakalli bën apel për ndihmë pasi tavani i saj është në gjendje shumë të keqe duke rrezikuar që i gjithë shiu ti hyjë brenda në shtëpi.

Gjendja e vështirë e ka bërë Nënë Shadijen që ta shohë të ardhmen me sy pesimist e madje duke pasur frikë se mos një ditë mund të vdesë e vetme.

27 vitet e punës në Kombinatin e Autotraktorëve nuk i kanë mjaftuar Shadije Bakallit as për të mbuluar shpenzimet mujore.

Sot ajo ankohet se edhe pse e vetme faturat që i vijnë janë tepër të larta e të papërballueshme.

Edhe pse nënë Shadija e ndien mungesën e djalit të saj më shumë se çdo gjë tjetër, sërish nuk i ka kërkuar atij ndihmë në këto ditë tepër të vështira për të.

Megjithëse nuk flet prej vitesh me djalin e saj, Shadije Bakalli sërish do të përcjellë mesazhin për vlerën që ka nëna në këtë realitet ku jetojmë./Reportv

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com