Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë në Ponente Liguria.
Për mos të rënë në sy shqiptari kishte një identitet anonim, por ajo çfarë intrigonte si banorët si policinë ishte mënyra sesi ai e siguronte jetesën luskoze duke qenë se nuk punonte.
Për këtë policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij ku zbuloi një dollap të fshehtë, ngjitur në murin e dhomës të gjumit ku fshihte 72,58 gram kokainë.
Por kjo nuk është e gjitha pasi policia zbuloi edhe një pistoletë të kalibrit 22 të modelit “short & long” e cila u sekuestrua bashkë me një paketë me 46 plumba të kalibrit 22.
Shqiptari i cili ishte klandestin prej 6 vitesh u arrestua nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe drogës , për më tepër që kishte harritur të krijonte rrjetin e tij në të gjithë Riviera Ligure për aktivitetet kriminale që ushtronte.