Loading...

Plumb kokës në ambientet e komisariatit, zbulohet pse i dha fund jetës polici

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Fierit mëngjesin e të martës, ku një inspektor vrau veten me armën e shërbimit brenda Komisariatit, pak pasi kishte përfunduar turnin.

Gazetarja e Panorama, bën me dije se Kastriot Fafaj, nuk ka përballuar dot ndryshimet që ishin bërë së fundmi me urdhër nga lart, ku mësohet se atë e kishin hequr si inspektor të zonës së Semanit dhe e kanë çuar polic me patrullën.

Ky dyshohet të jetë edhe shkaku i vetëvrasjes se policit.

Informacion paraprak

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com