Loading...

Gjykata Kushtetuese në kolaps, pas Lulos dhe Imerajt vetingu rrezikon të rrëzojë anëtaren tjetër

Gjykata Kushtetuese vijon që të jetë në kolaps. Pas dorëheqjes së anëtarit të Kushtetueses Besnik Imeraj dhe shkarkimit të Fatos Lulos situata në këtë gjykatë është vështirësuar akoma më shumë.

Por ajo ç’ka e çon akoma më shumë drejt kolapsit organin kolegjial në të lartë në vend, është se edhe gjyqtarja e Altina Xhoxhaj, njëherësh anëtare e Kushtetueses, rrezikon që të ngelë në provimin e vetingut.

Kjo për faktin se në seancën dëgjimore që u mbajt dje nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja Xhoxhaj nuk mundi ta justifikojë pasurinë e saj përpara trupës drejtuese. Ndërkohë nga ana tjetër e kur priten që këtij procesit të verifikimit t’i nënshtrohen dhe tre anëtarë të gjykatës Kushtetuese e vetmja që ka arritur ta kalojë procesin e verifikimit deri më tani është gjyqtarja Vitore Tusha, e cila mundi të justifikonte të gjithë pasurinë e saj para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Por ndonëse janë dhe tre anëtarë të Kushtetueses që presin radhën për të kaluar në filtrin e skanimit, një shkarkim i mundshëm nga detyra i anëtares Altina Xhoxhaj do të bënte që praktikisht Gjykatë Kushtetuese të mos ekzistonte më. Kjo sepse kjo gjykatë ka dal për herë të fundit në seancë plenare të hapur në datë 19 dhjetor të vitit 2017.

Ndërkohë që javën e kaluar iu komunikoi palëve se nuk mund të formojë kuorumin për një padi të shoqatës së ish-pronarëve për një VKM-je për pronat. Shkak u bë largimi i Lulos dhe Imerajt si dhe mbarimi i mandatit të dy anëtarëve të tjerë, shkruan gazeta Sot.Megjithatë nga ana tjetër për shkak të kësaj situate me të cilën po përballet Gjykata Kushtetuese Presidenti i Republikës shpalli dhe aplikimin e gjyqtarëve për kandidatë të Kushtetueses si dhe nga ana tjetër të njëjtin veprim ndërmori dhe Kuvendi.

Por pavarësisht kësaj iniciative të ndërmarra nga ana e institucionit të Presidencës dhe Kuvendit pati debate të shumta nëse anëtarët e rinj të Kushtetueses duhet ta kalonin si fillim procesin e vetingut apo jo. Debat që ndikoi që procesi të bllokohet deri në një moment të dytë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com