Ndeshja me milingonat kudo jashtë shtëpisë, në mjedise të hapura nuk shqetëson askënd.
Por kur i shihni ato që zvarriten përgjatë dollapeve të kuzhinës, kjo po që i bezdis të gjithë. Dhe sidomos në pranverë.
Milingonat e Shtëpisë
Ju do t’i gjeni këto milingona kudo që keni ëmbëlsira apo grimca të tyre, milingonat e shtëpive do të lënë një gjurmë feromonike kimike kudo që të udhëtojnë.
Nëse i vrisni, të tjera milingona thjesht do të ndjekin gjurmët e të parave dhe do të shfaqen në të njëjtat vende. Për këtë arsye, duhet të eliminoni tërë koloninë.
Kur shihni milingonat e para, duhet të lani vendin dhe zonën përreth me ujë me sapun për të eliminuar gjurmët feromonike.
Menjëherë mundohuni të kuptoni se nga ku po hyjnë në shtëpinë tuaj. Filloni të vendosni karrem artificial në pikat e hyrjes.
Sheqeri është karrem shtëpiak më i mirë për milingonat e shtëpisë. Sheqeri do t’i tërheqë ato dhe në këtë mënyrë i devijoni rrugën e marrë drejt ëmbëlsirave apo thërrmijave të tyre edhe brenda rafteve tuaja.
Mbushni disa tapa shishesh plastike me sheqer dhe vendosni ato sa më afër vendit nga ku dyshoni se milingonat po hyjnë në shtëpinë tuaj.
Nëse shihni shtigje të milingonave, vendosni tapat direkt në shtegun e tyre.
Kjo parandalon që shumica e tyre të udhëtojë rreth të gjithë shtëpisë tuaj, pasi sikur një milingonë e vetme të ketë kaluar, ajo ka lëshuar aromën e vet për të tjerat.
Më shumë këshilla për milingonat e shtëpive
Ju mund t’i lani raftet apo hapësirat tuaja me atë uthull dhe më pas fshijini me një leckë të pastër.
Ky veprim eliminon gjurmët e tyre kimike dhe do të pengojë kolonat e tjera të milingonave. Duhet ta përsëritni këtë veprim disa herë në ditë.
Vendosni sasi të vogla kanelle pranë vendeve ku i shihni dhe pranë pikave të hyrjes. Tregohuni të kujdesshëm për të mos spërkatur me kanellë vendet që mund të njollosen.
Pastërtia dhe higjiena maksimale janë nga mënyrat më të mira për ta bërë shtëpinë tuaj më pak tërheqëse për milingonat.
Kujdesuni të mënjanoni derdhjet, thërrimet dhe mbeturinat në kuzhinë. Sigurohuni që të ruani të gjitha ushqimet – sidomos ëmbëlsirat – në kavanozë të mbyllur fort ose në qese hermetike.