Një furgon i bardhë ka përplasur një turmë këmbësorësh në Toronto, Kanada. Policia raportoi se janë rreth tetë apo dhjetë vetë të plagosur.
Furgoni eshte larguar pas incidentit, i cili po hetohet nese eshte ose jo sulm terrorist.
Mediat thone se jane degjuar edhe te shtena arme, por policia ende nuk e ka konfirmuar kete informacion paraprak.
Incidenti ndodhi në pedonale, vetëm pak pas orës 13:00 me kohen lokale, sipas Departamentit të Policisë së Torontos.
Fotot e para të transmetuara nga mediat lokale te vendngjarjes tregojnë një numër të madh automjetesh policie dhe të urgjencës.
Disa persona po marrin ndihmën e parë në vendngjarje.