Loading...

Do qani! Ky njeri qëndroi ulur në të njëjtin vend për 3 vite, derisa …

Kjo histori ka intriguar qindra njerëz dhe imazhet janë përhapur si zjarri në internet, madje edhe me mijëra herë. Protagonisti është një njeri i pastrehë i cili për tre vite rresht ka qëndruar ulur në të njëjtin vend përgjatë një rruge në Webster, Teksas.

Ai qëndronte ulur atje, edhe nëse po binte shi ose nëse dielli po digjte, madje edhe nëse binte borë, lëvizte vetëm nëse kur detyrohej të kryente nevojat personale.

Gjithkush e shikonte, të gjithë habiteshin, por askush për tre vjet nuk ka bërë asgjë, kurrë nuk janë shqetësuar për të. Kjo derisa Ginger Sprouse zbuloi gjithçka.

ShkodraNews shkruan: Ginger është një grua e bukur që jeton në Webster dhe, së bashku me burrin e saj, drejton një restorant të njohur. Ajo e kishte vënë re të pastrehun.

Herë në ditë me të nxehët të padurueshëm, e herë në ditë në shi … por, si gjithë të tjerët, kishte vazhduar udhëtimin e saj. Derisa, një herë, teksa po kalonin pranë tij, një mikeshë e cila ishte në makinë me të, i tha: “Dikush duhet të bëjë diçka për atë njeri”.

Papritmas Ginger ndaloi makinën, doli jashtë dhe filloi të fliste me njeriun. Ishte atëherë kur zbuloi arsyen pse për tre vjet ai kurrë nuk kishte lëvizur nga e njëjta pikë.

Emri i tij ishte Victor Hubbard, ai ishte tridhjetë e dy vjeç dhe luftonte kundër një sëmundje rëndë keqe mendore, për shkak të së cilës, tre vjet më parë, e ëma e kishte braktisur atë, pikërisht në atë moment.

Ai mendoi se ajo do të kthehej dhe ai e priste atje, pavarësisht nga çdo gjë. Zemra e Ginger-it u copëtua që nga ajo ditë, shkruan ShkodraNews. Ajo sa herë që mundej, në çdo pushim nga puna, shkonte tek ai. I çonte atë që i nevojiteshin dhe flisnin si miq të mirë.

Në tre muajt e ardhshëm, ajo e bindi atë të ngrihej nga atje dhe e çoi të bënte një vizitë psikiatrike. Ajo pagoi për çdo kurë e trajtim dhe i dha atij një punë në restorantin e saj.

Kur historia e tij u përhap, çdo qytetar e mori Victor-in për zemër dhe u përpoq ta ndihmonte sa më shumë që mundej. Kush me ushqim, disa me rroba, disa me mbështetje financiare. Ai i dha të gjithëve një mësim shumë të rëndësishëm.

Pasi u bë personazh i internetit, Ginger u kontaktua nga një xhaxha i largët i Victor-it, i cili nuk ishte në dijeni të situatës së tij.

“Ajo erdhi këtu dhe më shpëtoi. Është si hyjni”, kështu e përshkroi Victor-i Ginger-in. Një histori vërtet e mrekullueshme! Përshtati: ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com