Loading...

Arrestimi i Kastriot Myftaraj, policia jep detajet…

[sgmb id=”1″]

Analisti dhe gazetari KastriotMyftaraj është arrestuar ditën e djeshme me akuzën “thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën”.

Arrestimi i tij erdhi pas publikimit të shkrimit për ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin të cilën e konsideronte “prostitutë kroate që shqiptarët mund t’a vrasin”.

NJOFTIMI I POLICISË

Ne date 09.05.2017 Strukturat pergjegjese ne Policinë e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist.

Myftaraj ka botuar në media një shkrim ku ben thirrje te hapura per te kryer vepra te dhunshme kunder rendit kushtetues.

Ai akuzohet per thirrje publike per veprime te dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com