Loading...

Jepet vendimi ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”

Jepet vendimi ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”, të akuzuarit për kultivim kanabisit në kuadër të grupit të strukuruar kriminal.

Gjykata dha sot dënimin me 9 vite burg për Taulant Haxhiraj dhe 8 vite burg Shkëlqim Kociaj si dhe 8 vite Marjus Bajramin dhe 4 vite për Xhivalin Bacon. Të pandehurit përfituan uljen me 1/3 e dënimit pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar

Dosja “Treblova” ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016 gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar.

Në këtë dosje janë të pandehur dhe tre të akuzuar të tjerë mes tyre edhe për efektivin e Policisë, Renato Avdyli, për të cilet gjykata ne hetimet paraprake ktheu hetimet prokurorisë pasi gjykata kërkoi që të sqarohej pozita e tyre.

Ndaj Avdylit dhe dy të tjerëve po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup. Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua dhe vijon të hetohet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com